Gazetarisë

Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është themeluar në vitin 2005 nga një grup profesorësh me përvojë të gjatë në gazetari, publicistikë, gjuhë e letërsi. Për një kohë, Departamenti i Gazetarisë ka organizuar tri shkallët e studimeve, bachelor, master dhe doktoratë. Aktualisht organizon studimet themelore dhe master. 

Bazuar në të dhënat nga tregu, mbi 90 për qind e të diplomuarve në Departamentit të Gazetarisë punojnë në mediat vendore e ndërkombëtare, në institucione publike dhe në kompani private. 

Roli i gazetarit asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm se sot, kur po jetojmë në epokën e pas të vërtetës dhe qarkullimit të madh të dezinformatave. Për t'i ndjekur mësimet e duhura dhe për ta marrë rrugën e duhur në profesionin e gazetarit, adresa e duhur është Departamenti i Gazetarisë në UP.

Programi i studimit është në përputhje me misionin dhe synimet strategjike të institucionit të asimit të lartë dhe nevojat e shoqërisë. Përmes cilësisë së lartë të studimeve dhe përgatitjes profesionale të të rinjve për tregun e punës, programi konsiston në përmbushjen sa më të mirë të nevojave të shoqërisë, duke u bazuar në standardet më të larta evropiane. 

Bazuar në misionin e Fakultetit të Filologjisë, synimet kryesore të programit janë:

  • ngritja e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësimnxënies;

  • përmbushja e kërkesave të tregut;

  • rritja e sasisë dhe e cilësisë së veprimtarisë shkencore hulumtuese, e botimit të librave dhe të revistave shkencore, të vazhdojë indeksimi i revistave aktuale në platforma të tjera, të botohen revista edhe në gjuhë të huaja (angleze), etj.;

  • organizimi i debateve, i tribunave e i konferencave shkencore për çështje të ndryshme me interes publik dhe shkencor;

  • pjesëmarrja në projekte të përbashkëta me departamentet simotra të rajonit dhe më gjerë;

  • vazhdimi i krijimit të mundësive për një program të studimit të doktoratës në fushën e shkencave të komunikimit;

  • realizimi i projekteve hulumtuese individuale dhe ekipore të mbështetura nga Universiteti i Prishtinës.

Departamenti i Gazetarisë ofron programet studimore:

  • Gazetari, BA (180 ECTS) 

  • Gazetari dhe kontakte me publikun, MA (120 ECTS)

Pasqyrën e lëndëve, të kredive, syllabuset, orët dhe afatet e akreditimit, mund t’i gjeni në linkun:

https://filologjia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,49

 

PSE DEPARTAMENTI I GAZETARISË?

Duke studiuar në Departamentin e Gazetarisë, të rinjtë mund të aftësohen për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe për të ushtruar profesione të ndryshme, çdo herë e më të rëndësishme në epokën e komunikimit.

Duke studiuar në Departamentin e Gazetarisë, të rinjtë mund të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për tu bërë:

  • Gazetarë

  • Fotoreporterë

  • Redaktorë

  • Moderatorë/Autorë

  • Krijues të përmbajtjes digjitale

  • Menaxher të rrjeteve sociale

  • Specialist apo zyrtarë të marrëdhënieve me publikun

  • Hulumtues i medies

  • Studiues të komunikimit

  • Zyrtarë për media

  • Këshilltarë për komunikim, e shumë më tepër.

 

BASHKËPUNIMET

Studentët tanë përfitojnë nga qindra marrëveshje bashkëpunimi të Universitetit të Prishtinës, për shkëmbim të studentëve në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Erasmus+”, si dhe programeve të tjera të shkëmbimit. Bazuar në këto marrëveshje studentët e gazetarisë kanë realizuar dhjetëra vizita studimore në universitet të ndryshme në Evropë dhe ShBA.

Universiteti i Prishtinës dhe Departamenti i Gazetarisë kanë nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi me institucione publike dhe privatë për punën praktike të studentëve. Ndër institucionet me të cilat Departamenti ynë ka marrëveshje për angazhim të studentëve në punë praktike janë: Radiotelevizioni i Kosovës, Komisionin i Pavarur për Media, Autoriteti i Medieve Audiovizive i Shqipërisë, si dhe me media dhe kompani të ndryshme private, puna e të cilëve ndërlidhet me studimet e ofruara në departamentin tonë. Po ashtu, studentët tanë përfitojnë edhe nga programi i punës praktike i Universitetit të Prishtinës, i cili zhvillohet gjatë gjithë vitit akademik dhe u ofron studentëve mundësi për të zhvilluar shkathtësitë dhe përvojat e tyre. 

AKTIVITETET 

Stafi i Departamentit, gjatë gjithë vitit organizon dhe merr pjesë në një serë aktivitetesh shkencore dhe profesionale. Ndër aktivitetet e organizuara gjatë vitit 2024 janë:

  • Realizimi i tri serive të podcasteve “UPpodcast” me nga dhjetë episode, ku janë trajtuar tema për mediet, arsimin, teknologjinë, inteligjencën artificiale, çrregullimin informativ, e të tjera;

  • Tryeza e diskutimit me temë “Sfidat dhe Përparësitë në mësimdhënie që vijnë nga transformimi digjital”;

  • Ligjëratë me Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i KFOR-it në Kosovë, rreth misionit të KFOR-it dhe rolit të tij në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit;

  • Pjesëmarrja e studentëve dhe stafit në Forumin e Medies në Evropën Juglindore, aktivitet i mbështetur nga Departamenti;

  • Vizitë studimore e stafit në disa nga institucionet kryesore të arsimit në Finlandë, një prej vendeve lider në fushën e medias dhe edukimit medial;

  • Pjesëmarrja e stafit në “Brave New Media Forum” dhe “Next-Gen Expo”, organizuar nga Deutsche Welle Akademie;

  • Ligjëratë e drejtorit gjeneral të Deustche Welle,  Peter Limbourg, për studentët e gazetarisë;

  • Shënimi i Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin;

  • Në bashkëpunim me PEN Qendrën, është organizuar aktiviteti letrar “Ora e Shkrimtarit”, me shkrimtarin Milazim Krasniqi, profesor në Departamentin e Gazetarisë;

  • Hapja e ekspozitës me karikatura për lirinë e shprehjes, që përfshinë 44 karikatura të realizuara në kuadër të konkursit për karikatura për Lirinë e Medias në Ballkanin Perëndimor;

  • Pjesëmarrja e stafit në Simpoziumin e 5-të Kërkimor Ndërkombëtar të Edukimit Medial, mbajtur në Azores, Portugali;

  • Diskutim i studentëve me autorin e librit “Enciklopedia imagjinare”, profesor Bajram Kosumin;

  • Shënimi i Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit dhe promovimi i revistës “An Innovation”, realizuar nga studentët e Departamentit;

  • Profesorë, gazetarë e hulumtues nga Çekia, Polonia dhe Sllovakia, kanë prezantuar për studentët gjetjet e tyre në fushën e dezinformimit që po bëhet në Evropë, me theks të veçantë ballafaqimi me dezinormimin dhe propagandën Ruse;

  • Prezantimi para studentëve i Fjalorit Elektronik të Edukimit Medial nga Instituti i Studimeve të Komunikimit (ISK) në Shkup;

  • Në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve të sigurisë organizuam një ligjëratë për studentë me temën: "Raportimi i mediave në kohë krizash”.

  • Jason Steinhauer, njohës i historisë, teknologjisë, rrjeteve sociale dhe politikës, mbajti ligjëratë për studentët;

  • Profesorët e Departamentit të Gazetarisë i kanë prezantuar gjetjet e hulumtimit shkencor mbi gjuhen e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë. Në këtë hulumtim janë përmbledhur rezultatet mbi sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballën gazetarët si rezultat i gjuhës së urrejtjes. Hulumtimi u realizua në Kosovë, Greqi, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Serbi;

  • Studentë dhe profesorë nga Departamenti i Gazetarisë kanë marrë pjesë në forumin “FutureRise Media Forum”;

  • Departamenti i Gazetarisë në bashkëpunim me Televizionin Publik të Turqisë (TRT), të mbështetur nga Instituti “Yonus Emre”, kanë realizuar projektin “Journalism for Juniors”;

 

KONTAKTI I DREJTUESVE TË DEPARTAMENTIT:

Prof. Ass. Dr. Muhamet Jahiri
Shef i Departamentit
E-mail adresa: [email protected]
Telefoni: +383(0)38 222 970


Ass. MA. Blerta Dibrani
Sekretare e Departamentit
E-mail adresa: [email protected]
Telefoni: +383(0)38 222 970

E-mail adresa e Departamentit:
[email protected]

 

STAFI

Emri dhe mbiemri

E-mail adresa

Nr. i kabinetit

Prof.Ass.Dr. Muhamet Jahiri

[email protected]

53

Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi

[email protected]

49

Prof.Asoc.Dr. Arben Fetoshi

[email protected]

63

Prof.Ass.Dr. Remzie Shahini-Hoxhaj

[email protected]

58

Prof.Ass.Dr. Gëzim Qerimi

[email protected]

52

Prof.Ass.Dr. Alban Zeneli

[email protected]

5

Prof.Ass.Dr. Faton Ismajli

[email protected]

49

Ass.Dr. Dren Gërguri

[email protected]

55

Ass.Dr. Jeta Abazi Gashi

[email protected]

58

MA Blerta Blakaj

[email protected]

58

MA Blerta Dibrani

[email protected]

55

 

INSTITUTI I MEDIAS 

Instituti i Medias është themeluar në vitin 2011 me vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe funksionon në kuadër të Departamentit të Gazetarisë, në Fakultetin e Filologjisë. 

Misioni i Instituti i Medias është të studioi sferën e mediumeve dhe komunikimit publik në Kosovë dhe rajon, duke ofruar gjetje shkencore në lidhje me problematikat e kësaj fushe. Po ashtu, Instituti ka për qëllim lehtësimin e qasjes në literaturë dhe hulumtime të ndryshme për studiues të kësaj fushe. 

Instituti i Medias, bazuar në misionin e tij, mund të ofroj edhe shërbime mësimore, shkencore-hulumtuese dhe shërbime profesionale.

Disa nga aktivitetet e organizuara përfshijnë trajnimet për ndikimin e internetit në gazetari, konferenca “Prishtina Media Days”, e të tjera. 

Kontakti:

Prof. Ass. Dr. Gëzim Qerimi
Drejtori i Institutit të Medias
e-mail: [email protected] 

Ass. Dr. Dren Gërguri
Sekretar i Institutit të Medias
e-mail: [email protected]

 

PROJEKTET E DEPARTAMENTIT

Media2040: Departamenti ka implementuar projektin “Media 2040: Fuqizimi i avokuesve të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor”, duke bërë Universitetin e Prishtinës pjesë të një rrjeti të përbërë prej gjashtë universitetesh publike në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e rrjetit kanë qenë një grup prej 40 studentësh të gazetarisë dhe komunikimit nga Novi Sadi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkodra dhe Shkupi. Studentët dhe stafi kanë punuar së bashku për të parashikuar të ardhmen e medias - një të ardhmeje për vitin 2040, ku të rinjtë dëshirojnë të punojnë si profesionistë të medias me përvojë. Projekti është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Beograd, përmes Fondit Holandez për Bashkëpunim Rajonal – programi MATRA.

UPpodcast: Projekti “Ndërgjegjësimi në arsimin e lartë për çrregullimin e informacionit – UPpodcast” ka për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit akademik, veçanërisht studentëve, për çështje kritike si përdorimi i propagandës dhe dezinformimit. Kjo nismë fokusohet në luftën kundër propagandës joperëndimore në Kosovë, keqpërdorimin e inteligjencës artificiale për dezinformim dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për studentët në UP. Për më tepër, projekti synon të promovojë të kuptuarit se si idetë sociale mund të nxisin aktivizmin social, të adresojnë çështjet gjinore dhe të trajtojnë sfidat në fushën e telekomunikacionit. Në këto episode, prezantuesit e podcast-it përfshijnë akademikë nga departamente të ndryshme të UP-së, drejtues biznesi, ekspertë dhe studiues në tema që lidhen me temat e episodeve. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së komunitetit akademik në çështjet si përdorimi i propagandës dhe dezinformimit për politikë, me fokus studentët, propaganda joperëndimore në Kosovë, keqpërdorimi i teknikave të inteligjencës artificiale për dezinformim, digjitalizimi i shërbimeve për studentët nga UP, përdorimi i ideve sociale për aktivizmin social, çështjet gjinore dhe çështjet e telekomunikacionit.


 

Bachelor

Master

Doktorature