Revista Studime Orientale
REVISTA “STUDIME ORIENTALE”
“Studime Orientale” është revistë multidisiplinare me redaksi ndërkombëtare për studimin e kulturave, gjuhëve, shoqërive të Lindjes së Mesme dhe praninë e tyre në Ballkan dhe në shoqërinë shqiptare. Revista “Studime Orientale” boton artikuj shkencor origjinal dhe recensione mbi tema që lidhen me shkencat humane dhe shoqërore, siç janë:
- Prania e elementeve kulturore orientale në kulturën shqiptare
- Ndërveprimi i kulturës shqiptare me botën e Orientit
- Ndikimet ndërgjuhësore dhe letrare
- Trashëgimia arkitekturore
- Tradita, arti, kultura dhe qytetërimi Islam
- Transliterime dhe transkriptime të dorëshkrimeve orgjinale dhe interpretim teorik
Etj.
Të gjitha punimet i nënshtrohen një procesi rigoroz të rishikimit të dyfishtë nga recensentët për të siguruar standardet më të larta të cilësisë akademike.
Udhëzimet për autorin
Të gjitha dorëshkrimet e shkruara për SO, duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e redaksisë:
e-mail: [email protected]
Autorët e interesuar së bashku me punimin duhet të dërgojnë:
- Emrin dhe mbiemrin e autorit
- Emrin e institucionit (nëse ekziston)
- Adresën e-maillit
- Titullin, abstraktin dhe fjalët kyçe (minimum 4 fjalë kyçe) në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht).
- Referencat
- Biografi e shkurtër (jo më shumë se 200 fjalë)
Revista boton shkrime në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze. Përveç punimeve shkencore boton edhe recensione të librave që janë brenda fushës së saj të botimeve.
Fakulteti i Filologjisë boton kontributet e pranuara në formë elektronike (online) dhe në formë të shtypur.
Redaktorët e revistës SO do të informojnë autorin nëse teksti pranohet brenda dy muajve nga mbërritja e punimit, por rezervon të drejtën për t’i vlerësuar punimet dhe për të mos i botuar ato nëse konstaton se ato nuk i plotësojnë kriteret formale dhe shkencore.
Dorëzimi i dorëshkrimeve, përpunimi dhe publikimi i punimeve është pa pagesë, dhe të gjitha të drejtat e autorit të dorëshkrimit i transferohen revistës.
Botuesi (Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë) ka të drejtë të riprodhojë dhe shpërndajë punimin në formë të shtypur dhe elektronike.
Udhëzimet për përgatitjen teknike të tekstit
- Në strukturën e punimit përdorni formatin IMRaD (Hyrje - Metoda - Rezultate - dhe - Diskutim).
- Teksti duhet të ketë një abstrakt. Abstraktin shkruani me fontin Times New Roman me shkronja të madhësisë 10pt. Abstrakti shkruhet para tekstit kryesor, duhet të ketë 250-300 fjalë, të jetë i shkruar në shqip dhe anglisht. Në abstrakt duhet të shprehet Qëllimi i hulumtimit, Metoda e përdorur dhe rezultatet e fituara. Nuk pranohen abstraktet që përfshijnë citime.
- Duhet të ketë të paktën katër dhe maksimumi tetë fjalë kyçe.
- Në tekstin kryesor përdorni citime brenda tekstit sipas udhëzimeve të dhëna në Manualin e Stilit APA 6th edition. Në fund të punimit, citoni referencat në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit të autorit duke përdorur sistemin e Manualit të Stilit APA 6th edition.
Shihni më shumë: https://www.scribbr.com/apa-style/6th-edition/archived-format/
Citimet që e tejkalojnë gjatësinë prej pesë rreshtave, të shkruhen në paragraf të ri. Paragrafët e tillë duhet të shkruhen me shkronja të madhësisë 10pt, dhe t’i lihet një dhëmbëzim/hapësirë (indentation) prej 1 cm nga dy anët.)
- Udhëzimet për formatimi e tekstit:
Softueri: MSWord
Madhësia e letrës: A4
Margjinat: sipër, poshtë, majtas, djathtas: 2.5 cm
Margjina e epërme (top): 2,5 cm; margjina e poshtme (bottom): 2.0 cm
Abstrakti: Me dhëmbëzim (indentation)1,2 cm (majtas dhe djathtas).
Hapësira midis rreshtave: Teksti: multiple (1,5 lines)
Midis paragrafëve: 6 pt
Para titujve kryesorë: Dyfisht (duble)
Lloji i fontit: Times New Roman (TNR)
Madhësia e shkronjave: 12pt, abstrakti 10pt
Fusnotat 10pt
6. Tekstet e dërguara duhet të jenë të shkruara në Microsoft Word, Times New Roman, madhësia e shkronjave 12pt dhe një hapësirë e gjysmë rreshti.
7. Titulli duhet të shkruhet me shkronja të vogla dhe të zeza (bold) dhe nuk duhet të kalojë 12 fjalë. Të gjithë titujt pas Hyrjes, në tekst (përveç Abstraktit, Hyrjes dhe Përfundimit) duhet të numërohen (1., 1.2., 1.2.3.,... e tj.).
4. Studimet duhet të bazohen në Udhëzuesit e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe në vend të termave të huaja të përdoren sa më shumë fjalë shqipe.
5. Siç është paraparë edhe në manualin e APA 6th edition, Emri(at) e/të autorit/ve duhet të bashkëngjiten në një faqe të veçantë nga punimi, jo në punim, ose duhet të përfshihen në shabllonin e seksionit përkatës gjatë procesit të paraqitjes së ekipit redaktues për korrigjim. Titulli i tekstit dhe informacioni i kontaktit të autorit (adresa e korrespondencës, e-mail, telefoni) duhet të përfshihen në këtë aneks dhe faqen e bashkëngjitur, përveç emrit(ve) të autorit. https://apastyle.apa.org/style-grammar-guidelines/paper-format/title-page ).
6. Literatura/Referencat
(Mbiemri dhe emri i autorit, viti i botimit, titulli i librit, vendi i botimit dhe botuesi)
Një autor
Alexie, S. (1992). The business of fancy dancing: Stories and poems. Brooklyn, NY: Hang Loose Press.
Autorësi e përbashkët dhe i publikuar nga një botues
Association. (1994). Diagnostic and statistical manual of mental disorders (4th ed.). Washington, DC: Author.
Autor anonim
Dorland’s illustrated medical dictionary (31st ed.). (2007). Philadelphia PA: Saunders.
Kapitull libri
Booth-La Force, C., & Kerns, K. A. (2009). Child-parent attachment relationships, peer relationships, and peer-group functioning. InK. H. Rubin, W. M. Bukowski, & B. Laursen (Eds.), Handbook of peer interactions, relationships, and groups (pp. 490-507). New York, NY: Guilford Press.
Dokument nga ERIC
Shyyan, V., Thurlow, M., & Liu, K. (2005). Student perceptions of instructional strategies: Voices of English language learners with disabilities. Minneapolis, MN: National Center on Educational Outcomes, University of Minnesota. Retrieved from the ERIC data base.(ED495903)
Referenca për Revista Shkencore dhe gazeta në versionin e printuar
Një autor
Williams, J. H. (2008). Employee engagement: Improving participation insafety. Professional Safety, 53(12), 40-45.
Nga dy deri në shtatë autorë [rendit të gjithë autorët] / grup autorësh
Keller, T. E., Cusick, G. R., & Courtney, M. E. (2007). Approaching the transition to adulthood: Distinctive profiles of adolescents aging out of the child welfare system. Social Services Review, 81, 453-484.
Tetë apo më shumë autorë [rendit gjashtë autorët e parë, … dhe autorin e fundit]/ grup autorësh
Wolchik, S. A., West, S. G., Sandler, I. N., Tein, J.-Y., Coatsworth, D.,Lengua, L.,...Griffin, W. A. (2000). An experimental evaluation of theory-based mother and mother-child programs for children of divorce. Journal of Consulting and Clinical Psychology, 68, 843-856.
Revistë javore
Mathews, J., Berrett, D., & Brillman, D. (2005, May 16). Other winning equations. Newsweek, 1 45(20), 58-59.
Artikull i gazetarisë pa autorë dhe renditje të çrregullt
Generic Prozac debuts. (2001, August 3). The Washington Post, pp. E1, E4.
Artikuj të marrë nga burime online
Senior, B., & Swailes, S. (2007). Inside management teams: Developing a teamwork survey instrument. British Journal of Management, 18, 138- 153. doi:10.1111/j.1467- 551.2006.00507.x
Artikull nga një revistë on-line
Lodewijkx, H. F. M. (2001, May 23). Individual-group continuity in cooperation and competition under varying communication conditions.Current Issues in Social Psychology, 6(12), 166-182. Nxjerrë nga http://www.uiowa.edu/~grpproc/crisp/crisp.6.12.htm dhe data se kur është marrë (26.07.2015)
Raporte on-line nga organizata joqeveritare
Kenney, G. M., Cook, A., & Pelletier, J. (2009). Prospects for reducing uninsured rates among children: How much can premium assistance programs help? Retrieved from Urban Institute website: http://www.urban.org/url.cfm?ID=411823
Raporte on-line pa autorë të identifikuar apo edhe pa datë
GVU's 10th WWW user survey. (n.d.). Retrieved from http://www.cc.gatech.edu/user_surveys/survey-1998-10/4
Web Site/ Web faqe me citim në kllapa
Për ta cituar një Web faqe të tërën (dhe jo një dokument të veçantë brenda saj), mjafton të vendosim URL-në e webit në tekst.
Kushtet dhe kriteret tjera të botimit
- Për t’i shmangur situatat të padëshiruara siç janë dublimi dhe plagjiatura duhet të paraqisni raportin e plagjiaturës. Ngjashmëria duhet të jetë më pak se 20 %. Punimet që nuk shoqërohen me raportin e plagjiaturës do të skanohen brenda sistemit https://plagiarismcheck.org/ të cilin Fakulteti i Filologjisë e ka në dispozicion.
- Procesi i vlerësimit i një punimi shkencor fillon në momentin e dorëzimit të punimeve
- Redaktorët e botimit merr punimin, plotësimin e tij dhe gjithashtu kryen një shqyrtim fillestar të punimit. Nëse në këtë fazë, zbulohet një mospërputhje me kërkesat, punimi i kthehet autorit.
- Nëse punimi kalon me sukses shqyrtimin fillestar, ai do t'i dërgohet recensentit për vlerësim.
- Vlerësimi kryhet nga 1 ose më shumë recensentë. Vlerësimi pozitiv i recensentëve mundëson vazhdimin e mëtejshëm të procesit të botimit. Nëse në punim janë identifikuar gabime të natyrës gramatikore ose kuptimore, por vetë punimi është i cilësisë së lartë, ai i dërgohet për rishikim autorit.
- Pas vlerësimit, punimi i nënshtrohet shqyrtimit dytësor nga redaktorët e revistës. Nëse, pas vlerësimit, punimi ende nuk i plotëson kërkesat e botimit punimi nuk do të botohet.
- Nëse punimi ka kaluar me sukses të gjitha fazat e mësipërme, pranohet për botim, dhe redaktorët e botimit e përfshijnë në një numër të caktuar të revistës.
- Punimi i paraqitur do të kalojë nga dy faza të vlerësimit të vetëm të verbër. Vlerësimi i dytë do të jetë përfundimtar në çështjen e pranimit të punimit për botim.