
Prof. Dr. Lindita Sejdiu-Rugova
Dekane e Fakultetit të Filologjisë
+383 38 222 800
Të jesh pjesë e Filologjisë në UP është të jesh pjesë e kapitullit më të rëndësishëm të historisë së Kosovës, e kohës kur gjyshërit dhe prindërit tuaj kërkonin shkollim universitar. Të jesh pjesë e Filologjisë është të jesh pjesë e së tashmes dhe e ndryshimeve të mëdha nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri. Të jesh pjesë e Filologjisë në UP është ta krijosh një të ardhme tënden duke qenë pjesë e shumë programeve dhe mundësive të panumërta të shkëmbimit ndërkombëtar. Berlini, Poznanji, Torunji, Venecie, Frajburgu, Kopenhaga, Praga e Zagrebi janë vetëm disa nga partnerët tanë të dëshmuar në këtë rrugëtim.
Të jesh pjesë e Fakultetit të Filologjisë është të jesh pjesë e elitës shkencore, artistike dhe kulturore të vendit tënd të njohur botërisht.
- Ambasadorët e tri vendeve gjermanishtfolëse zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane në kuadër të “Ditëve të gjuhës gjermane”
- Punëtori dhe Takim letrar të organizuar nga Qendra universitare Frankofone
- Prof. Dr. Dr. Georg Schuppener nga Universiteti i Leipzigut (Gjermani) / Universiteti UJEP (Çeki) / Universiteti Cyril and Methodius (Sllovaki) po mban ligjërata për studentët dhe stafin e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane në kuadër të marrëveshjes Erasmus +
- Prishtina International Summer University - OPEN CALL