REVISTA "FILOLOGJI"
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Fakulteti i Filologjisë
Redaksia e revistës “Filologji”
FTESË
Redaksia e revistës shkencore “Filologji”, ju fton për bashkëpunim me kontributet tuaja shkencore në fushën e studimeve filologjike. Revista, aktualisht është e indeksuar në CEEOL dhe synon të indeksohet edhe në platforma të tjera.
Punimet duhet të kenë një standard të caktuar, si më poshtë:
a) Punimet dërgohen në adresën elektronike të revistës ([email protected]).
b) Punimet shkencore (studime dhe trajtesa) duhet të përmbajnë nga 4.000 deri 7.000 fjalë, ndërsa recensionet duhet të përmbajnë nga 1.000 deri 1.500 fjalë.
c) Tipi i shkronjave duhet të jetë Times New Roman, madhësia 12 në tekst, ndërsa 11 në fusnota, hapësira në mes rreshtave 1.5, dhe përfshijnë abstraktin në shqip, burimet, bibliografinë, rezymenë në shqip dhe anglisht, etj.
d) Citimi i burimeve duhet të jetë i stilit të referimit të Universitetit të Çikagos ose i stilit APA (Shoqata e Psikologëve Amerikanë).
e) Autorët mund t’i dorëzojnë punimet e tyre në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
f) Vlerësimi i punimeve për botim në revistë bëhet nga ekspertë eminentë të fushave përkatëse me recension anonim (blind peer review). Nëse punimi vlerësohet i botueshëm në parim, vërejtjet për plotësime/ korrigjime u dërgohen autorëve.
g) Abstrakti i punimit nuk duhet të përmbajë më shumë se 150 fjalë, ndërsa rezymeja jo më shumë se 300 fjalë.
Punimet e dorëzuara nuk duhet të jenë të botuara më parë.
Afati i dorëzimit të punimeve është deri më 18 prill 2019.
Mirëpresim kontributet tuaja!
Prishtinë, 18 mars 2019
Redaksia e revistës “Filologji”
- Ceremonia e dhurimit të pajisjeve për Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë
- Shkolla verore "Kosovo matters – Kultur und Gesellschaft des jüngsten Landes Europas" e përmbylli me sukses javën e parë
- Shkolla verore "Kosovo matters – Kultur und Gesellschaft des jüngsten Landes Europas", organizuar nga Departamenti i Gjermanistikës dhe DAAD, vazhdon aktivitetet e saj të larmishme
- U përmbyll me sukses java e parë e Seminarit të Albanologjisë në Fakultet të Filologjisë të UPsë