Profesorët e UP-së, pjesëmarrës në panairin e Librit në Leipzig të Gjermanisë

03 Maj 2023
SHARE

Në Panairin e Librit në Leipzig po përfaqësohet edhe Kosova, e aty pjesëmarrës janë edhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, Ag Apolloni dhe Blertë Ismajli.

Prof. Ismajli, në formatin Leipzig liest ka udhëhequr takimet me autorët Janet Raineck, Elizabeth Gowing, Robert Willton dhe Gani Jakupi. Ndërsa në kuadër të formatit Traduki-Kafana udhëhoqi takimin me prof. Ag Apolloni, gjatë të cilit u prezantua romani i tij i fundit “Kësulëkuqja. Përrallë për të rritur”. Ky roman u vlerësua me çmimin “Special mention” të Çmimit të BE për letërsi.

Takimet mundësuan komunikim ndërmjet autorëve dhe përkthyesve dhe hapën shtigje për projekte të përbashkëta për promovimin e letërsisë shqipe dhe të dijes albanologjike në përgjithësi.  

Pjesëmarrja e tyre është mundësuar përmes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.