SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

05 Prill 2023
SHARE

SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “Hasan Prishtina” Prishtinë,

Rruga George Bush 31,  KOSOVË 
E-mail: [email protected][email protected]
Tel. +38138 222 970

Drejtor: Prof. dr. Bardh Rugova 
Sekretar: Prof. asoc. dr. Abdullah Rexhepi
Sekretare profesionale: Jeta Abazi MA, Liridona Bërkolli MA

NJOFTIM dhe THIRRJE për APLIKIM
 

Seminari XLI për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do t’i zhvillojë punimet nga 14 deri më 25 gusht 2023Prishtinë
Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 13 gusht 2023 (e diel).Hapja solemne e Seminarit XLI, më 14 gusht 2023 në orën 11:00.

Programi bazë i Seminarit XLI do të përfshijë:

1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Referime shkencore;
5. Ligjërata të përgjithshme;
6. Tryezë e rrumbullakët;
7. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në ambiente shqiptare;

Temat bosht për sesionet shkencore (24-25 gusht 2023) janë:
▪ Shqipja në rrezik
▪ Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi

Drejtoria e Seminarit do t’i mbulojë shpenzimet e vendosjes dhe të ekskursioneve eventuale në Kosovë. Shpenzimet e rrugës për Prishtinë dhe e kundërta i heqin vetë pjesëmarrësit. Paraqitja për të marrë pjesë në Seminarin XLI duhet të arrijë në Drejtori të Seminarit deri më 15 qershor 2023 në një prej adresave të sipërshënuara.

Për të aplikuar regjistrohuni duke plotësuar të dhënat tuaja në formën e paraqitur në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdWTMs-gcMOT16jUN2Jload_f1cizwUZ5w90wLbytkvo16h7Q/viewform