Përfaqësues të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës u takuan me Dekanatin dhe studentët e Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës

15 Dhjetor 2022
SHARE

Një delegacion i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës në krye me prodekanët Dr. Elsa Rakipllari dhe Dr. Andi Pinari, si dhe përfaqësues nga Këshilli studentor u takuan të premten më 09 dhjetor 2022 me Dekanatin, mësimdhënësit dhe Këshillin studentor të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave mes institucioneve tona dhe fokus të veçantë kishin vendosjen e urave të bashkëpunimit sidomos sa iu takon veprimtarive studentore çka do të çojë në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të zhvillimit dhe pasurimit të jetës universitare dhe të bashkëpunimit studentor mbarëkombëtar.

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti i Tiranës ka nënshkruar me Universitetin e Prishtinës, takimi u përqendrua në hapat më konkretë rreth bashkëpunimit të këshillave studentore, krijimit të përbashkët të klubeve studentore e forumeve me interesa të përbashkët. Studentët e të dy fakulteteve, patën mundësi të njihnin përvojat e njëri- tjetrit dhe biseduan me kërshëri e pasion për aktivitete të përbashkëta, që e forcojnë bashkëpunimin mes universiteteve tona.