Prof. Dr. Dr. Georg Schuppener nga Universiteti i Leipzigut (Gjermani) / Universiteti UJEP (Çeki) / Universiteti Cyril and Methodius (Sllovaki) po mban ligjërata për studentët dhe stafin e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane në kuadër të marrëveshjes Erasmus +

05 Maj 2022
SHARE

Në kuadër të marrëveshjes Erasmus+ për mobilitet me Universitetin UJEP në Usti nad Labem, Çeki, Prof. Dr. Dr. Georg Schuppener do të qëndrojë prej 03 -07 maj 2022 në Fakultetin e Filologjisë, Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane. Profesori Schuppener do të mbajë ligjërata nga fusha e gjuhësisë historike, e sociolinguistikës dhe e gjuhës së politikës në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë. Georg Schuppener ka një numër të konsiderueshëm të monografive dhe është udhëheqës i disa projekteve shkencore. Përveç në gjermanistikë/histori të gjuhës, ai ka doktoruar edhe në shkencat natyrore/matematikë.
Të gjithë të interesuarit për t’i ndjekur ligjëratat e prof. Schuppener le të lajmërohen në emailin : [email protected]

Orari i ligjëratave të Prof. Dr. Dr. Georg Schuppener :

 

Data

Ora

Salla

Tema

04.05.2022

10.00-11.30

32

Warum 21 im Deutschen einundzwanzig, im Englischen twenty-one heißt - Zur Bildung der Zahlwörter

 

05.05.2022

12.00-13.30

31

Vereintes Deutschland - geteilte Sprache?

 

05.05.2022

16.00-17.30

32

Das Verhältnis von Sprache und Politik

 

06.05.2022

10.00-11.30

32

Gewalt in der Sprache der Reichsbürger