Gjuha dhe kultura japoneze në Fakultetin e Filologjisë
Gjuha japoneze konsiderohet si një prej gjuhëve më të vështira dhe më sfiduese për ta
mësuar.
Është unike dhe interesante, dhe jo shumë kosovarë e flasin.
Ofrimi i mësimit të gjuhës dhe të kulturës japoneze nga Asociacioni i Miqësisë Kosovare
Japoneze, në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë krijon mundësi
të mirë për të studiuar në Japoni. Poashtu, rrit mundësinë që të jeni pjesë e rrjetit të bizneseve
japoneze.
Mësimi i gjuhës dhe i kulturës japoneze do të zgjasë rreth 4 muaj dhe do të mbahet nga
profesoresha nga Japonia, me përvojë shumëvjeçare në ligjërim.
Ju ftojmë në sesionin informues të enjten, më 7 mars 2024 në orën 14 në sallën Idriz Ajeti në
Fakultetin e Filologjisë.
Linku për aplikim për kursin e gjuhës japoeneze për studentë të UP-se: kliko ketu
Linku për aplikim për kursin e gjuhës japoeneze për qytetarë: kliko ketu