Prof. Joyce Jacobsen mban më 08. nëntor 2022 ligjëratën me titull „The Economics of Gender” (“Ekonomiksi gjinor”)

04 Nëntor 2022
SHARE

Njoftohen të interesuarit se më 08. nëntor 2022, në orën 14.00, në Sallën “Idriz Ajeti”, Fakulteti i Filologjisë, do të mbahet ligjërata e prof. Joyce Jacobsen me titull „The Economics of Gender” (“Ekonomiksi gjinor”). Kjo ligjëratë është organizuar së bashku me Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGJ) dhe Friedrich Ebert Stiftung.  Ligjërata është pjesë e librit të profesoreshës Jacobsen „The Economics of Gender”. Libri ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse në kërkimin bashkëkohor mbi ndryshimet midis mundësive ekonomike të grave dhe burrave, aktiviteteve dhe shpërblimeve. 

 

Jeni të mirëseardhur!