Njoftojmë të interesuarit se Mr. Muhamet Reçica, me datën 21. 03. 2022
(e hënë), ora 11:00, në sallën e dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, mbron punimin e doktoratës, me titull: “Përdorimi absolut dhe relativ i trajtave foljore në gjuhën shqipe”.
Mentor i kandidatit dhe punimit të doktoratës është prof. dr. Naser Pajaziti.
Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:
1. Prof. dr. Rrahman Paçarizi, kryetar,
2. Prof. asoc. dr. Milote Sadiku, anëtare, dhe
3. Prof. asoc. dr. Mimoza Priku, anëtare.
Prishtinë, 11.03. 2022
D E K A N A T I