Njoftim për kandidatët që kanë konkurruar në studime të doktoratës në programet Gjuhësi dhe Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, viti akademik 2021/22, pas shqyrtimit të ankesave

28 Shkurt 2022
SHARE

Ju njoftojmë se Komisioni për shqyrtimin e ankesave lidhur me testimin e gjuhës angleze në nivel të UP-së, më 28 shkurt 2022, i ka informuar të gjitha njësitë akademike të UP-së që kanë hapur konkurs për studime të doktoratës se për shkak të një gabimi teknik në çelësin e testit të njohjes së gjuhës angleze, rezultatet e anglishtes në listat preliminare të datës 21 shkurt 2022 të publikuara në webfaqe të fakulteteve janë rishikuar dhe korrigjuar nga ana e Komisionit profesional të anglishtes në nivel të UP-së.

Mbështetur në njoftimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të anglishtes dhe në pikët e korrigjuara sipas çelësit, Komisioni vlerësues  në nivel të fakultetit e ka hartuar Listën preliminare të konkursit për studimet e doktoratës pas shqyrtimit të ankesave.

 

Lista preliminare e korrigjuar pas shqyrtimit të ankesave të kandidatëve për studimet e doktoratës, e datës 28 shkurt 2022, i bashkëngjitet këtij njoftimi bashkë me Njoftimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të testit të anglishtes në nivel të UP-së.

Programi Gjuhësi

Programi Letërsi

Informimi per pjesen e testit te gjuhes angleze ne konkursin e doktorates