MASHT dhe OSBE vizitojnë Filologjikun

23 Shkurt 2022
SHARE

Ministrja e arsimit znj. Arbërie Nagavci bashkë me shefen e kabinetit znj. Buçinca si dhe ambasadori i OSBE-së, z Davenpoort bashkë me z. Josip Ivanovic, e vizituan dje Fakultetin e Filologjisë, dhe më konkretisht u njoftuan për sfidat dhe rrjedhat e programit të Ballkanistikës. Dekanja Rugova bashkë me bashkëpunëtorët e saj i informoi mysafirët për promovimin e programeve të Filologjikut në përgjithësi, për mundësitë e bashkëpunimit me OSBE-në në forcimin dhe zhvillimin e Ballkanistikës si program studimi bashkë me Qendrën e gjuhëve nëprmjet së cilës janë planifikuar të realizohen kurse të gjuhëve të huaja me qëllim të promovimit të këtij institucioni.