Njoftim për afatin e prillit 2024

18 Prill 2024
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se, paraqitja e provimeve për afatin e prillit bëhet nga data 19.04.2024 deri me datë 24.04.2024 në ora 16:00. Ndërsa për paraqitjen e diplomës SEMS do të jetë i hapur nga data  25.04.2024 – 10.05.2024.

 

Studentët kanë të drejtë t’i paraqesin dy provime.

 

Ndërsa afati për regjistrimin e lëndeve rihapet nga data 18.04.2024 deri me 23.04.2024.

 

Luten të gjithë studentët të cilët planifikojnë të diplomojnë në këtë afat, të lajmërohen në Shërbimin e Studentëve së paku një javë para diplomimi, që të verifikohet dosja.

 

 

 

   

                                                                                                                                             Shërbimi i Studentëve