NJOFTIM

25 Mars 2024
SHARE

Ju ftojmë të bashkoheni në prezantimin e Gaia Kosovo për vullnetarizmi jashtë vendit. Gjatë prezantimit do të diskutojmë për programin ESC (European Solidarity Corps), do të ndajmë për përfitimet e tij, do të shohim se si mund të duket një projekt ESC, do të prezantojmë thirrjet aktuale për vullnetarë, do të dëgjojmë përvojën nga vullnetarët e mëparshëm dhe do të kemi kohë për pyetje dhe përgjigje.

Programi ESC mbulon shpenzimet e të gjithë projektit për vullnetarët dhe nuk ka nevojë për vizë për projekte afatshkurtra. Programi është i hapur për të gjithë të rinjtë, studentë dhe jo studentë. Aktivitetet vullnetare mund të variojnë nga kampe verore ndërkombëtare 2-3 javë deri në projekte disa mujore. Ato mbulojnë fusha mjaft të ndryshme, për shembull: Ndërtimi i një Ecofshat, Fuqizimi i Komuniteteve Lokale, Aktivitetet Mjedisore, Përgatitja e një Festivali (darka ndërkulturore, ngjarje të arteve skenike, aktivitete me fëmijë), Arsimi gjithëpërfshirës, Mbështetja për aktivitete kulturore dhe trajnimi (gjithashtu me refugjatët) ...

Ju gjeni informacione të përgjithshme këtu https://www.gaiakosovo.org/; këtu do të gjeni informacione specifike rreth vullnetarizmit në Itali https://classroom.google.com/c/MzYyMDYyNDkwNzM4

Takimi do te mbahet UBT Emshire, salla A 105, e premte 22 mars - ora 9,15 NB nëse nuk mund të jeni prezent, mund të lidheni me https://meet.google.com/wwo-vyrv-tnz

Takimi do te mbahet Fakulteti i Filologjisë UP, Instituti Italian, e mërkurë 27 mars - ora 17-18 NB nëse nuk mund të jeni prezent, mund të lidheni me https://meet.google.com/mop-sdki-crm

NB Në fillim të prezantimit do të thuhen disa fjalë edhe për përvojën si au pair jashtë vendit gjatë muajve të verës, një prezantim i dedikuar do të vijojë në prill (informacion të përditësuar https://classroom.google.com/c/NjcwMDE5NTY1NDgw).