Njoftimi per afatin e prillit 2023!

07 Prill 2023
SHARE

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se, paraqitja e provimeve për afatin e prillit bëhet nga 11/04/2023 deri  me datë 14/04/2023 në ora 16:00, ndërsa për ta paraqitur provimin e diplomës, SEMS do të jetë i hapur nga  data 18/04/2023 deri më datën 24/04/2023, në ora 16:00.

Studentët kanë të drejtë të paraqesin dy provime. Për ata studentë të cilët e kanë një provim, dhe provimin e diplomës, mund të paraqesin vetëm provimin të cilin e kanë pa e dhënë para diplomimit, ndërsa ata studentë që e kanë vetëm provimin e diplomës, dhe i kanë kryer të gjitha procedurat ashtu siç kërkohet në rregullore, atëherë kanë të drejtë ta paraqesin provimin e diplomës.

      
Shërbimi i Studentëve

Prishtinë, më 06.04.2023