Memorandum i ri bashkëpunimi

14 Maj 2024
SHARE

Fakulteti i Filologjisë, së bashku me Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge dhe Instituti
për Aftësime Profesionale KTC- Fushë Kosovë, kanë nënshkruar sot një Memorandum
Bashkëpunimi me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve të tyre të përbashkëta. Në thelb të këtij
bashkëpunimi është promovimi i vlerave të përbashkëta dhe inkurajimi i nismave për aftësimin e
studentëve të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në fushën e gastronomisë në
Institutin për Aftësime Profesionale KTC.
Memorandumi u nënshkrua nga Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, znj Lindita Rugova dhe
Drejotresha e Institutit znj Violeta Dema.