U nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (Fakultetit të Filologjisë) dhe Akademisë së Shkencave Albanologjike (ASA)

18 Nëntor 2022
SHARE

Në mjediset e rektoratit të UP-së sot, më 18 nëntor 2022, u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ASA-së, Tiranë.
Marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, në përputhje me strategjitë përkatëse të zhvillimit të institucioneve dhe të vendeve respektive.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i ASA-së, prof.dr. Luan Përzhiti dhe u.d.rektorja e UP-së, prof.ass.dr. Lujleta Plakolli Kasumi, si dhe nga koordinatorët e Marrëveshjes, dr. Enkelejda Shamku - Shkreli dhe prof.dr.Lindita Rugova.