Studentët e Fakultetit të Filologjisë përmbyllin vitin “Ali Podrimja” me një recital poetik

27 Dhjetor 2022
SHARE

Të mërkurën, më 21 dhjetor, 2022, studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge dhe ata të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë mbajtën një recital poetik për nder të dhjetëvjetorit të vdekjes së poetit Ali Prodrimja dhe tetëdhjetëvjetorit të lindjes së tij, me të cilin rast e shënuan edhe përmbylljen e vitit “Ali Podrimja”. Në këtë aktivitet, ku morë pjesë studentë dhe profesorë të Fakultetit të  Filologjisë, ishte prezent edhe Ambasadori i Francës në Kosovë, Z. Olivier Guérot. Studentët e të dy departamenteve lexuan disa poezi të zgjedhura të poetit në shqip dhe frëngjisht, të shoqëruara nga tingujt e kitarës. Studentët shfrytëzuan rastin t’i falënderojnë profesoreshën Nerimane Kamberi si dhe profesorin Muhamed Çitaku për kontributin e dhënë në organizimin e këtij recitali poetik