Hapet ekspozita “Es begann mit Ilse Aichinger (1921-2021)”në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë gjermane

15 Mars 2022
SHARE

Më 14 mars 2022 në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Fakultetin e Filologjisë u hap ekspozita “Es begann mit Ilse Aichinger (1921-2021)” kushtuar autores austriake Ilse Aichinger me të cilën sipas Hans Weigel filloi letërsia austriake e pasluftës. Për më shumë se gjashtë dekada, Aichinger ishe një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore në gjuhën gjermane. Më 1 nëntor 2021, Ilse Aichinger dhe motra e saj binjake Helga do të bëheshin njëqind vjeç. Me këtë rast, ekspozita e paraqitur këtu gjurmon jetën dhe veprën e autores së madhe austriake dhe kohë pas kohe prek historinë krejtësisht të ndryshme të motrës së saj, e cila u desh të ikte nga nazistët në Angli në vitin 1939 dhe më vonë u bë artiste. Puna e të dyjave krijohet shpesh në dialog.

Në ekspozitë janë përfshirë dokumente nga trashëgimia e Ilse Aichinger e ruajtur në Arkivin e Letërsisë Gjermane Marbach (DLA) dhe nga trashëgimia e motrës së saj (në pronësi private), Biblioteka Kombëtare Austriake, Literaturhaus Wien, Muzeu Vjenez i Filmit, Muzeu i Vjenës dhe Viennale.

Ekspozita është organizuar në bashkëpunim midis Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, Lektoratit të OeAD në Prishtinë dhe Ambasadës Austriake në Prishtinë dhe do të qëndrojnë e hapur deri në qershor 2022.