Njoftojmë të interesuarit se MA Festa Shabani, me datën 21. 09. 2023
(e enjte), ora 11:00, në sallën e dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, mbron punimin e doktoratës, me titull: “Ndërrimi i kodit gjuhësor te nxënësit bilingë shqiptarë - rast studimi i shkollave ndërkombëtare të Prishtinës”.
Mentorë të kandidates dhe punimit të doktoratës janë prof. dr. Milote Sadiku dhe prof. dr. Shkumbin Munishi.
Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:
1. Prof. dr. Bardh Rugova, kryetar,
2. Prof. dr. Rrahman Paçarizi, anëtar, dhe
3. Prof. asoc. dr. Rrezarta Draçini, anëtare.
Prishtinë, 08. 09. 2023
D E K A N A T I