“Ekzistenca e departamenteve të Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës nënkupton ekizistimin dhe krijimin e shoqërisë kosovare” tha dekanja Rugova gjatë vlerësimit të programeve studimore të Fakultetit të Filologjisë nga ekspertët ndërkombëtarë

10 Mars 2022
SHARE

Dy programe të Fakultetit të Filologjisë, BA Gjuhë Shqipe dhe MA Gjuhë dhe Letërsi Frënge, janë vlerësuar të enjten nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë, në kuadër të procesit të riakreditimit të tyre. Ekspertët e përzgjedhur nga Agjencia Kosovare e Akreditimit kanë realizuar takimet virtuale me menaxhmentin e fakultetit, bartësit e programeve, stafin, studentët, të diplomuarit dhe përfaqësuesit e tregut të punës. Vlerësimi për programet ka kaluar në frymën e diskutimeve rreth ngritjes së cilësisë dhe sfidave të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Gjatë muajit mars dhe prill do të zhvillohen proceset e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë edhe për tetë programe të tjera të Fakultetit të Filologjisë