Në Fakultetin e Filologjisë u hap ekspozita interkative “Universum. Mensch. Inteligenz.“ (Universi. Njeriu. Inteligjenca.), e cila prezanton të dhëna të shumta shkencore në një format të përshtatshëm për opinionin e gjerë. Materiali është i organizuar në pesë fusha tematike: universi, historia e njerëzimit, truri, antropocena, inteligjenca artificiale. Ajo është organizuar në bashkëpunim të Goethe Institut dhe Max-Planck-Gesellschaft.
Hapjen e ekspozitës e bëri drejtoresha e Goethe Zentrum në Prishtinë, znj. Nertila Furriku dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Mathias Conrad. Ajo po organizohet në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane, të cilat po mbahen gjatë muajit maj në Kosovë. Universiteti i Prishtinës (Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane) është partner në shumë aktivitete gjatë këtyre ditëve.
Ekspozita do të jetë e hapur në Fakultetin e Filologjisë (UP) çdo ditë pune deri më 31 maj 2023.
Orari i vizitave me guidë: e hënë-e mërkurë, ora 11-13, e enjte-e premte, ora 15-18.