Në Fakultetin e Filologjisë shënohet java e shkrimtarit Franz Kafka

18 Tetor 2024
SHARE

Në Fakultetin e Filologjisë u shfaq filmi “Kafkas letzte Reise”. Filmi ndjek fazat e fundit të jetës së Franz Kafkës nga Praga në sanatoriumin Wienerwald pranë Pernitzit, në Klinikën Universitare të Laringologjisë në Vjenë dhe në stacionin e fundit, sanatoriumin Dr. Hermann në Kierling afër Klosterneuburg.

Para filmit, prof. dr. Naser Mrasori mbajti një ligjëratë për veprën e Franz Kafkas.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me lektoratin e OeAD dhe Ambasadën Austriake si pjesë e javës së Kafkas. Viti 2024 shënon 100-vjetorin e vdekjes së shkrimtarit Franz Kafka dhe është shpallur Viti i Kafkas.