Rektori Qerimi priti sot në takim historianin nga Universiteti i Vjenës, prof. Oliver Jens Schmitt

27 Gusht 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, mirëpriti në takim historianin e mirënjohur nga Universiteti i Vjenës,  prof. Oliver Jens Schmitt. Të pranishëm në takim ishin edhe akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Hivzi Islami. 

Prof. Oliver Jens Schmitt po qëndron në Kosovë dhe po merr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që këtë vit shënoi 50-vjetorin e themelimit.

Ai sot mbajti një ligjëratë në sallën e rektoratit, me temë “Prishtina dhe Kosova në periudhën e vonë osmane - pikëpamja e diplomatëve austro-hungarezë”, ku të pranishëm ishin akademikë, ambasadorë, profesorë, studiues e studentë të gjuhës, letërsisë dhe të historisë.  

Rektori Qerimi, në shenjë vlerësimi, i ndau mirënjohje prof. Oliver Jens Schmittit, me motivacionin: “Për kontribut të jashtëzakonshëm në fushë të studimeve për historinë e shqiptarëve”

Po ashtu, në emër të Univeritetit të Prishtinës, mirënjohje iu nda edhe akademik Rexhep Ismajlit, me motivacionin: “Për kontribut të jashtëzakonshëm në fushë të studimeve albanologjike dhe për ndërkombëtarizimin e shqipes në botë”.