Universiteti Cattolica i Milanos ndan bursë të plotë për studime master për studenten Filologjikut

20 Mars 2024
SHARE

Universiteti Cattolica i Milanos ndan bursë të plotë për master për studime në fushë të didaktikës të italishtes për Fitore Qorrajn, studente e Fakultetit të Filologjisë.  Studentja Fitore Qorraj, ka diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Frënge, ndërkohë që ka zgjedhur italishten si gjuhë të dytë të huaj te Prof. Majlinda Bregasi. Ajo është shpallur studente e dalluar nga Universiteti i Prishtinës.

Ndërkohë, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Cattolica i Milanos me ndërmjetesimin e Ambasadores znj. Lendita Haxhitasimi po punon për nënshkrimin e një marrëveshjeje, ku do të përfshihen edhe bursa për Master, PhD dhe post doc, punë praktike e projekte të tjera.

Universiteti Cattolica i Milanos hyn në universitete elitare në botë, e për filologji bën pjesë në 50 universitetet më të mira.

Fakulteti i Filologjisë e promovon shumëgjuhësinë duke u ofruar studentëve mundësitë më të mira për avancim akademik e profesional.