Qendra “Libart” organizon një diskutim të marten, më 5 mars, me fillim nga ora 15:00, ku do të jenë të ftuar profesorët e Fakultetit të Filologjisë prof.dr. Bardh Rugova dhe prof. dr. Lindita Tahiri për të diskutuar rreth temës "Relativiteti gjuhësor dhe pse duhet të lexojmë".
Relativiteti gjuhësor është një koncept që eksploron mënyrën se si gjuha që flasim ndikon në mendimin dhe perceptimin tonë të botës. Kjo ide, e cila u bë e njohur përmes hipotezës Sapir-Whorf, ka nxitur debate të shumta shkencore mbi ndikimin e gjuhës në kategorizimin e përvojave, si dhe kuptimin që kemi për kohën, hapësirën dhe ndjenjat.
Më shumë informata për këtë ngjarje mund të gjeni në këtë vegëz: https://www.facebook.com/events/1451296579065137?ref=newsfeed