Studentë dhe profesorë nga Departamenti i Gazetarisë janë duke marrë pjesë në forumin
“FutureRise Media Forum”, i cili po i zhvillon punimet në Shkodër të Shqipërisë.
Në kuadër të projektit “Media2040: Fuqizimi i avokatëve të rinj për lirinë e medias në Ballkanin
Perëndimor”, studentet e Departamentit të Gazetarisë: Era Rrmoku, Zana Pllana, Beneta Buja,
Rijona Vojvoda dhe Erona Baliu, janë duke u mentoruar për t'i realizuar objektivat e projektit nga
profesorët: Alban Zeneli, Remzie Shahini – Hoxhaj, Muhamet Jahiri dhe Gëzim Qerimi.
Në këtë projekt po marrin pjesë mbi 50 profesorë dhe studentë nga fushat e gazetarisë dhe
komunikimit nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Sarajevës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”
në Shkodër, Universiteti i Novi Sadit, Universiteti i Malit të Zi, dhe Universiteti “St.Cyril and
Methodius” nga Shkupi.
Ky projekt synon që të forcoj lirinë e shprehjes dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe
ka për qëllim që t’i identifikojë dhe adresojë pengesat e lirisë së mediave, duke i dhënë këtyre
problemeve një zë të fuqishëm në sferën publike.
Në kuadër të punimeve pesë ditore të këtij forumi, studentët nga të gjitha universitetet
pjesëmarrëse, përmes një procesi interaktiv dhe gjithëpërfshirës, do ta zhvillojnë vizionin e tyre
për sferën mediale dhe për ambientet në të cilat dëshirojnë të punojnë në vitin 2040.
Projekti është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, përmes Fondit Rajonal për
Bashkëpunim, programi MATRA, si dhe do të zgjas deri në prill të këtij viti.