Në frymën e traditës së Ditës së Falënderimeve dhe admirimit për kulturën amerikane, studentët e vitit të katërt të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze ishin nikoqir të festës së Falënderimeve ku së bashku me stafin akademik shprehën mirënjohjet e tyre.
Komentet gjatë kësaj feste ishin një dëshmi e partneritetit të fortë mes studentëve dhe stafit akademik. Në vazhdën e falënderimeve, Shefja e Departamentit Prof. Ass. Dr. Blerta Mustafa foli në emër të gjithë stafit dhe shprehu mirënjohjen për studentët duke i falënderuar ata që janë aq kreativ dhe të zellshëm.