Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani, në Fakultetin e Filologjisë mbahet një ligjëratë nga prof. dr. Gisela Müller-Brandeck-Bocquet

17 Tetor 2023
SHARE

Dje, më 16.10.2023, në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane u mbajt ligjërata me
titull "Traktati i Elisesë, Marrëdhëniet Franko-Gjermane si 'motor' i integrimit Evropian dhe
sfidat e ardhshme për BE-në" nga prof.dr. Gisela Müller-Brandeck-Bocquet, profesoreshë
emeritus e shkencave politike në Universitetin e Würzburg-ut. Ky aktivitet u organizua nga
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë gjermane në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në
Prishtinë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin stafi dhe studentët e Departamentit të
Gjermanistikës dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Prishtinë si dhe lektori i DAAD-së
dhe lektorja e OeAD-së.
Të pranishmit i përshëndeti dr. Sebastian Leuschner, këshilltar për politikë dhe kulturë në
Ambasadën Gjermane, i cili ndër tjerash e theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes të
Departamentit të Gjermanistikës dhe të Ambasadës Gjermane. Ai foli edhe për marrëdhëniet
diplomatike Kosovë-Gjermani. Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të marrëdhënieve
diplomatike Kosovë-Gjermani u organizua kjo ligjëratë, e cila nxiti debat të frytshëm në mesin e
të pranishmëve. Pas ligjëratës dhe diskutimit, u shtrua një koktej rasti nga Ambasada Gjermane
dhe DAAD.