Kompania Trankos, në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe
Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, organizuan mw 29.09.2023 konferencën me
titull: “Perspektiva e përkthimit – Ura mes akademisë dhe tregut”. Kjo ngjarje synoi ndarjen e
ideve, njohurive dhe zhvillimeve të fundit në fushën e përkthimit dhe interpretimit, duke sjellë së
bashku akademinë, zyrën e komisionerit për gjuhë të kryeminitrisë dhe vetë përkthyesit.
Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof. LinditaRugova, e përshëndeti këtë aktivitet si nikoqire
dhe shprehu se ngjarjet e tilla kontribuojnë në të dy sektorët, akademik dhe industrial.
Profesoresha Aida Alla, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Kolegjit AAB, theksoi
praktikat e mira që kolegji ka zhvilluar me tregun e punës, duke përmendur edhe investimin në
teknologji për përmirësimin e trajnimit të përkthyesve. Komisioneri për Gjuhë, z. Slavisa
Mladenovic, tha se ai e shqyrton shumëgjuhësinë në Kosovë si një detyrim kushtetues dhe ndau
disa të dhëna të vlefshme që zyra e tij ka identifikuar në praktikën e saj. Ndërsa, drejtori i
kompanisë Trankos, z. Afrim Hyseni, ofroi një perspektivë praktike mbi ndryshimet që
teknologjia ka sjellë në kompetencat që përkthyesit duhet të zhvillojnë sot.
Aktiviteti vazhdoi me sesionin e diskutimeve, duke lejuar profesorët dhe përkthyesit e pranishëm
të ndajnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre në këtë fushë.