Ceremonia e dhurimit të pajisjeve për Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë

22 Shtator 2023
SHARE

Më 20.09.2023 është mbajtur ceremonia e dhurimit të pajisjeve të ndryshme nga BE dhe organizata IOM për Qendrën e Gjuhëve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të BE-së dhe të IOM-it si dhe Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Prorektorja për financa e UP-së, e anëtarë të Bordit të Qendrës së Gjuhëve e mësimdhënës e studentë. Me këtë rast dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof.dr. Lindita Rugova, i uroi mirëseardhje të gjithëve dhe i falënderoi shumë BE-në dhe IOM-in për këtë donacion të rëndësishëm për Qendrën e Gjuhëve. Këto pajisje moderne do të jenë shumë të dobishme për zhvillim e Qendrës dhe mbarëvajtjen e kurseve të gjuhëve të ndryshme.