Shkolla verore “Kosovo matters - Kultur und Gesellschaft im jüngsten Land Europas” e përmbylli javën e parë, gjatë së cilës u mbajtën ligjërata për aspekte të ndryshme si kultura e ushqimit në Kosovë, muzika dygjuhëshe shqip-gjermanisht, lëvizjet feministe, raportet e Kosovës me BE-në, komunitetin dhe hapësirat e përbashkëta. Përveç ligjëratave pjesëmarrësit u pritën nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe vizituan institucione kulturore e artistike. Shkolla verore do ta vazhdojë punën deri më 24 shtator 2023.