Konferenca e 9-të vjetore e studentëve të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

13 Qershor 2023
SHARE

Konferenca e 9-të vjetore e studentëve, Dialogu me të kaluarën: Hulumtimi i kulturës, historisë dhe traditës në komunitet, shpalosi zëra dhe tregime të së kaluarës, duke bërë pjesëmarrësit të ndihen të lidhur me rrënjët e tyre dhe duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë sonë.  

Llojllojshmëria e informatave nga historitë gojore u mundësoi pjesëmarrësve të përfshihen në diskutime të frytshme rreth kulturës dhe historisë së qytetarëve të Kosovës. Tregimet nga këto projekte të historisë gojore informuan studentët dhe publikun rreth trashëgimisë tonë, duke krijuar një ndjenjë të mirëkuptimit dhe empatisë për diversitetin në kulturën tonë.

Kjo konferencë u organizua nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Blerta Mustafa dhe ekipit të saj përkrahës, MA. Yllke Pacarizi and MA. Rina Krasniqi.