Në Fakultetin e Filologjisë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, do të shënohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës greke, me të cilin rast do të mbahet një ligjëratë nga prof.dr. Stavroula Mavrogeni, profesoreshë e studimeve ballkanike, sllave dhe orientale nga Universiteti i Maqedonisë, Selanik – Greqi.
Ligjërata me titullin “The use of the Greek alphabet in writing the Albanian language” (“Përdorimi i alfabetit grek në shkrimin e gjuhës shqipe”) do të mbahet më 10 shkurt 2023, në orën 11:00, në sallën Idriz Ajeti të Fakultetit të Filologjisë.
Jeni të mirëseardhur