Profesorët e Departamentit të Gazetarisë dje, më 26.01.2023, kanë mbajtur një ligjëratë në bazën e ushtrisë amerikane në Kosovë, kampin Bondsteel, ku u diskutua për propagandën, luftën kundër çrregullimit informativ dhe nevojën për edukim medial për të gjitha shtresat shoqërore.
Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe zyrtarët që merren me komunikim publik në Policinë e Kosovës. Në këtë takim u theksua që do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimi i mirë në mes të Departamentit të Gazetarisë dhe KFOR-in, i cili bashkëpunim do të thellohet në tema me interes për shoqërinë.
KFOR-i amerikan e ka ndihmuar Departamentin e Gazetarisë me pajisje për Medialab-in dhe me ligjërata për çështje që lidhen me fushën e mediave.
Planifikohet të organizohen edhe ligjërata të tjera për edukimin medial, luftën kundër dezinformatave dhe temave të tjera që lidhen me fushën e mediave.