Mësimdhënësja e Fakultetit të Filologjisë përfituese e “University Support Grant” nga Ambasada e SHBA-ve

24 Janar 2023
SHARE

Mësimdhënësja e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Fakulteti i Filologjisë, prof. ass. dr. Blerta Mustafa, ka zhvilluar projektin me titull “Fillimi i transformimit të vlerësimit dhe krijimi i praktikave të integritetit akademik në Universitet të Prishtinës” (Initiating transformation of assessment and establishing academic integrity practices at the University of Prishtina) me të cilin e ka përfituar grantin “University Support Grant” nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky projekt ka dy qëllime. Së pari, projekti synon të fillojë transformimin e praktikave të vlerësimit në Universitet të Prishtinës duke ia prezantuar stafit dhe studentëve praktikat më të reja dhe efektive të vlerësimit, ku edhe do të krijohet një udhëzues për vlerësim që mund të shfrytëzohet nga stafi i UP-së.  Së dyti, projekti mëton të thellojë praktikat e integritetit akademik në UP duke krijuar një ueb faqe me material dhe aktivitete interaktive rreth integritetit akademik. Në këtë ueb faqe do të kenë qasje të gjithë studentët e arsimit të lartë në Kosovë. 


Në projekt janë të përfshirë edhe mësimdhënës të tjerë dhe studentë nga Fakulteti i Filologjisë, si dhe nga Fakulteti Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore-Matematikore dhe Fakulteti i Mjekësisë, gjë që mundëson plotësimin e nevojave të disa fushave për sa i përket vlerësimit dhe integritetit akademik.