Departamenti i Orientalistikës pasurohet me 70 veprat e Muhamed Mufakut

11 Nëntor 2022
SHARE

Sot në Departamentin e Orientalistikës u mblodhën profesorë e studentë, për të pranuar një investim kapital shkencor dhe akademik të prof. Muhamed Mufakut, i cili një jetë ia kushtoi hulumtimit dhe shkencës. Ai sot, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij, Departamentit të Orientalistikës ia dhuroi 70 tituj veprash, që përbëhen nga monografi studimore, biografike, përkthime, e shumë të tjerë fusha të tjera shkencore.

 

Sot në Departamentin e Orientalistikës u mblodhën profesorë e studentë, për të pranuar një investim kapital shkencor të prof. Muhamed Mufakut, i cili një jetë ia kushtoi hulumtimit dhe shkencës. Ai sot, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij, Departamentit të Orientalistikës ia dhuroi 70 tituj veprash, që përbëhen nga monografi studimore, biografike, përkthime, e shumë vepra të tjera me rëndësi shkencore.

 

Në këtë takim, shefi i këtij Departamenti, Abdulla Rexhepi foli për jetën dhe veprën e prof. Mufakut dhe theksoi se puna e tij shkencore dhe hulumtuese, është një udhërrëfim i mirë për të gjithë studiuesit e rinj, sidomos ata të Orientalistikës. Ai gjithashtu tha se prof. Muhamedi për të gjithë ne studentët dhe studiuesit është model i një studiuesi, orientalisti dhe njeriu, gjurmët e të cilit duhet ndjekur.

 

Gjithashtu e pranishme ishte dhe dekania e Fakultetit të Filologjisë, e cila pasi i përshëndeti të pranishmit, e theksoi rëndësinë e veprës dhe botimeve të Muhamed Mufakut për dijen shqiptare. Prof. dr. Lindita Rugova gjithashtu e çmoi lart kontributin e prof. Mufakut në përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhën arabe.