Sot, më 20.06.2022, në mjediset e Fakultetit të Filologjisë, u mbajt mbledhja e radhës e Trupit Këshilldhënës të këtij fakulteti. Pas ndryshimit të strukturës së TK-së, për shkak të ndryshimit të fushëveprimit të disa anëtarëve të TK-së, u bë plotësimi i këtyre pozitave me anëtarë të rinj. Anëtare të reja të TK-së u zgjodhën znj. Besianë Musmurati nga DKA e Prishtinës dhe znj. Ardianë Pajaziti nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”, me të cilat u nënshkrua edhe Marrëveshja e Mirëkuptimit. Në takim, përveç tjerash, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Filologjisë dhe institucioneve të tjera e akterëve relevantë në fushën e arsimit dhe të punësimit për të diplomuarit e këtij fakulteti.
Trupi Këshilldhënës (TK) i Fakultetit të Filologjisë është themeluar në vitin 2015 dhe është njësi këshilldhënëse dhe jofitimprurëse, e paanshme dhe e besueshme ndaj vizionit të UP-së, duke u bazuar në vullnetin e mirë të anëtarëve të saj dhe përkushtimit të njësive akademike për ngritjen e cilësisë në veprimtarinë e përgjithshme të fakultetit.