Të entjen, më 14 prill 2022 ne zyrat e Qendrës së Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë u mbajt ceremonia e dorëzimit e disa paisjeve teknologjike dhe inventarit për zyrën/klasën e Qendrës së Gjuhëve nga ana e KFOR-it. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin prezent Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, së bashku me prodekanët, koordinatorja e Qendrës së Gjuhëve dhe kryetari i Bordit të kësaj qendre, përfaqësuesit e tre divizioneve të KFOR-it, si dhe përfaqësues të IOM-it.
Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, në fjalën e saj të rastit, e falënderoi KFOR-in për donacionin e dhuruar si dhe shprehi gadishmëri për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Përfaqësuesi i KFOR-it, në fjalën e tij, e theksoi rëndësinë e komunikimit dhe mësimit të gjuhëve, ku kombinimi më i mirë është bashkëdyzimi i shkathtësive gjuhësore dhe njohurive profesionale përkatëse.