Sot, më 09.09.2024, u hap shkolla verore “Kosovo beyond – Kultur und Gesellschaft des jüngsten Landes Europas“, (Kosovo beyond – Kultura dhe shoqëria në shtetin më të ri të Europës https://filologjia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,83). Shkolla verore organizohet nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i UP-së dhe Shërbimi gjerman për shkëmbim akademik, DAAD. Në të po marrin pjesë studentë gjermanë dhe studentë të UP-së. Programi i shkollës verore përmban ligjërata lidhur me aspekte politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të Kosovës, të cilat do të mbahen nga ligjërues të UP-së dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, aktive në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, mjedisit, artit etj.
Shkolla verore do të zgjasë deri më 22 shtator 2024. Gjatë dy javëve pjesëmarrësit do të dëgjojnë ligjërata të ndryshme, do të vizitojnë institucione të ndryshme aktive në fuqizimin shoqëror e ekonomik të Kosovës, do të vizitojnë lokacione të ndryshme në Kosovë.