Ambasadori Halimi viziton Filologjikun

22 Prill 2024
SHARE

 

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, prof.dr. Mehdi Halimi, ishte sot për vizitë në Fakultetin e Filologjisë dhe me dekanen e fakultetit, prof. Linditë Sejdiu Rugova biseduan për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen. Prishtina zyrtare në Paris shprehu gatishmërinë në përkrahjen e iniciativave të reja dhe të marrëveshjeve të reja ndërinstitucionale nërmjet UP-së dhe universiteteve të atjeshme. Para se të emërohej ambasador në Francë, prof. Halimi ishte mësimdhënës i frëngjishtes në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.