Gjuhë dhe Letërsi Turke

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke është themeluar më 1988. Si njësi bazë mësimore-kërkimore Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke zhvillon, administron dhe bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fushën e Gjuhës dhe Letërsisë Turke. Programi BA i Gjuhës dhe Letërsisë Turke është hartuar nisur nga nevojat e tregut të punës në Kosovë, i cili ofron disa mundësi punësimi: si mësimdhënës, përkthyes, nëpunës në administratë, në arkiv, në medja lektor, etj. Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke i cili vepron në kuadër të Fakultetit të Filologjisë e ka hartuar këtë program të konceptuar si kualifikim themelor në gjuhësi dhe letërsi turke, i plotësuar me lëndë që mundësojnë kualifikimin në fushën e metodikës dhe të didaktikës së gjuhës turke si gjuhë amtare dhe e huaj, pasi që një pjesë e konsiderueshme e të diplomuarve të  Gjuhës dhe të Letërsisë Turke punojnë në institucione arsimore (universitete, shkolla publike dhe private, kurse të gjuhës turke).

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke, programin Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke, është t'i përgatisë studentët me dituritë themelore nga teoria gjuhësore dhe metodologjia, si dhe t'i aftësoje ata për zbatiınin e teorisë nëmësimin praktik. Nga ana tjetër, ky program mësimor synon edhe mbështetjen e kërkimit shkencor,  me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbare shoqërisë.

Objektivat e programit:  

  • Zhvillimi i një kulture akademike për gjuhën turke 

  • Krijimi i një baze për letërsinë turke

  • Krijimi i idesë për zhvillimin historik dhe shtrirjen gjeografike të gjuhës turke 

  • Ofrimi i njohurive themelore për kontaktet e gjuhës turke me gjuhët ballkanike

  • Hulumtimi i materialeve folklorike turke në Kosovë

  • Përvetësimi i shkathtësive themelore pedagogjike për gjuhën dhe letërsinë turke

  • Ndëritmi i një baze për teoritë e përkthimit

Programi i studimit Bachelor dhe Mastr në Gjuhë dhe Letërsi Turke është në përputhje të plotë me objektivat dhe misionin e këtij Institucioni të Arsimit të Larte. Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke ofron një program studimi, i cili është në përputhje me "Ligjin mbi arsimin e lartë në Republikën e Kosovës”.

Programet e studimeve kanë objektivat e përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilet përfshijne dijet, aftesite dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentet në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojne profilin e programit. Programi i ofruar nga ky departament, u jep studentëve një formim intelektual të mirëpercaktuar, si dhe i ndihmon ata të zotërojnë njohuri të qëndrueshme të cilat do të jenë baza  e sigurt e karieres së tyre për vitet e mëpastajme. Politikat formale, udhëzime, rregulloret që kanë të bëjnë me çështjet procedurale siç është rregullorja e studimeve të këtij niveli, rregullorja e zgjedhjes dhe rizgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, kodi etik, syllabuset, e dokumentet tjera relevante janë publike në ueb-faqen e fakultetit dhe universitetit. Këto dokumente janë të qasshme për të gjithë, përfshirë këtu stafin dhe studentët. Programi I studimit në Gjuhë dhe Letërsi Turke ka si objektiv parësor edukimin dhe pergatitjen profusionale të studenteve si mësues profusionistë në procesin e mesimdhënies së gjuhës dhe letërsise turke. Gjithashtu ai synon përgatitjen e tyre edhe si përkthyes e studiues arkivash.

Departamenti është përpjekur të hartoje një program mësimor që përputhet me nevojat e tregut të punës. Bazuar në investimet e tyre, rezulton se me realitetin e krijuar në Kosovë, për shkak të hapjes së kolegjit turk si MAARİF VAKFI, dhe shtimit të fırmave të medha turke, është rritur kërkesa për përkthyes dhe si mesues të kësaj gjuhë, si dhe është shtuar nevoja për përkthyes e nënpunës që dine këtë gjuhë në këto fırma. Si rıjedhoje, njohja e turqishtes u krijon studenteve mundësi të mëdha integrimi në tregun e punës.

Politikat zhvillimore të Departamentit, në hartirnin e këtij program mësimor janë mbështetur në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ne kërkesat e tregut të punës.

Menaxhimi i cilësisë mund të bëhet me një infrastrukturë të qëndrueshme legjislative për aspektet e ndryshme të studimeve të këtij niveli, që i dedikohen edhe stafit akademik por edhe studentëve. Njëkohësisht nevojitet edhe një rrjet efektiv i komunikimit dhe i monitorimit të brendshëm për studentët, personelit akademik dhe administrativ. 

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke mbanë takime të rregullta në periudha të caktuara kohore si dhe kur shfaqet nevoja, ku sqyrtohen tema që kanë të bëjnë me punën akademike të departamentit. 

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke në vazhdimësi mbështetet në zhvillimin e cilësisë në koordinim me njësinë akademike brenda të cilit vepron dhe hierarkisë deri në menaxhmentin më të lartë të Universitetit të Prishtinës. 

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke, pas funksionalizimit të AKA ka arritur që ta akreditoj programin BA-MA dhe të riakreditoj, gjë që i ka mundësuar Departamentit të ndërtojë një bazë për përpilimin e dokumentacionit për riakreditim. 

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke në çdo akreditim të programit të nivelit BA dhe MA, i ka arritur objektivat e tij dhe i ka respektuar sugjerimet e vendosura nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtare të matjes së cilësisë. 

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke, pas funksionalizimit të AKA, katër herë është riakredituar.

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke, gjatë gjithë kohes sa është duke vepruar, ka marrë parasysh nevojat e tregut të punës dhe kërkesat për avansimin e stafit akademik. Për këtë arsye Departamenti ka zhvilluar bashkëpunime të shumta me institucione të shumta kërkimore, shkencore dhe akademike që kanë të bëjnë me fushën e Turkologjisë. Ndër të tjerat vlenë të përmenden organizimi i konferencave ndërkombëtare në hapësirat e UP-së, bashkëpunimi me Institutin Yunus Emre me seli në Ankara dhe me përfaqësinë në Kosovë, bashkëpunimi me TİKA, Ambasadën Turke në Prishtinë, projekte të realizuara me Institutin e Gjuhës Turke me seli në Ankara. 

Për të dhënat e punësimit, statistikat janë dhënë më lartë ndërkaq sa i përket punësimit dhe rangimit profesional, studentët e diplomuar kanë arritur suksese në mësimdhënie (arsimtarë, profesorë, asistentë). Suksesi i studentëve të diplomuar shihet edhe në mesin e hulumtimit shkencor të pavarur dhe sidomos në fushën e përkthimit.

Të diplomuarit nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke, kanë arritur të punësohen në institucionet të ndyshme në Kosovë. Ata ushtrojnë detyra të ndryshme profesionale dhe menaxhuese ne vendet e tyre të punës. Departamenti është në kontakt me shumicën e të diplomuarve dhe posedon informata për arritjet e tyre. 

Prof. Dr. Ergin Jable është shef i Departamentit ([email protected]). Prof ass. dr. Esin Hydaverdi është sekretare e Departamentit ([email protected]). 

Në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke aktualisht janë 5 doktorë shkence.

 

Departamenti Gjuhe dhe Letersi Turk- stafit i rregullt

Prof. Ergin Jable

Prof. Nuran Muhaxheri

Prof. Salih Okumus

Prof. Ass. Esin Hydaverdi

Prof. Ass. Nebahat Sulçevsi

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke vazhdimisht mbështet nevojat e stafit për zhvillim akademik, si: shkëmbim mësimdhënie, në projekte kërkimore, pjesëmarrja në konferenca shkencore, dhe departamenti organizon konferenca, simpoziume, kongrese etj.Stafi akademik e respekton orarin e plotë të punës, përveç mësimdhënies, secili nga zyrtarët e stafit akademik të paktën dy herë në javë kanë konsultime me studentë. 

Planifikimi i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke mundëson që të përfshihet në plotëni, strategjitë e mësimdhënies dhe adaptimit të literaturave përkatëse.

Pjesa e stafit akademik mban trajnime të ndryshme për mësimdhënie, të organizuara nga vetë Universiteti i Prishtinës.

Përveç pjesëmarrjes në trajnime për mësimdhënie, të organizuara nga vetë Universiteti i Prishitnës, stafi akademik marrin pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga institucionet e arsimit të lartë të Turqisë. 

  1. Projektet 

Dy projekte të rëndësishme, në të cilat marrin pjesë mësimdhënës të gjuhës dhe letërsisë turke, si dhe disa nga studentët tanë.

-Në projektin "Atlas i Dialekteve të Turqishtes së Turqisë", i cili është realizuar nga Instituti i Gjuhës Turke (Türk Dil Kurumu). 2024

- Në projektin “Gramatika dhe Hulumtimet Orale ne Kosove/Perpunimi Dialekteve Turke te Kosove”, i cili është realizuar nga TIKA-s 2022.

 

Bachelor

Master