Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror 2022/2023 në Universitetin e Freiburgut, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor (5 bursa 4 mujore) për semestrin veror 2022/2023.
Nivelet e mobilitetit për studentë:
Bachelor
Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e Gjuhës dhe Letersisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë, të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën gjermane)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane)
- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti i Filologjisë që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Nota mesatare mbi 8
- Certifikata e gjuhës gjermane
Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës gjermane.
Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 15 tetor 2022, ora 16.00h.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Freiburgut:
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën gjermane. Dokumentet me titull "University of Freiburg Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] .
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.