Njoftim lidhur me vazhdimin e afatit për paraqitjen e kërkesave për vazhdimin e studimeve

22 Dhjetor 2023
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se afati i aplikimit për vazhdim të studimeve të jetë periudha kohore 22/12/2023 deri më 29/12/2023.

Ju lusim që kërkesës suaj (të cilën e merrni paraprakisht te arkivisti)  t'ia bashkëngjisni:

1. Certifikatën e notave dhe

2. Vërtetimin për statusin tuaj si student.

Prishtinë, më 22/12/2023