Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof.dr. Lindita Rugova, është ftuar të mbajë ligjeratë të hapur në Tiranë me titull “Studimet gjuhësore në Kosovë – kahe dhe drejtime”

22 Nëntor 2023
SHARE

Në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare në Shqipëri, dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof.dr. Lindita Rugova, është ftuar të mbajë ligjëratë të hapur më 27 nëntor 2023 në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Prof. Rugova do të mbajë ligjëratën me titull “Studimet gjuhësore në Kosovë – kahe dhe drejtime”.
Java Kulturore është një iniciativë e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë që realizohet për herë të dytë në kuadër të projektit Javët Kulturore Ndërkombëtare. Java Kombëtaredo t'i kushtohet kombit dhe do të ketë një program të ngjeshur me evente kulturore, si: shfaqje, koncerte, shfaqje filmash, promovime librash, ekspozita, etj., program ky i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës.