NJOFTIM

09 Nëntor 2023
SHARE

Njoftojmë të interesuarit se MA Saranda Buzhala, me datën 21. 11. 2023 (e martë), ora 11:00, në sallën e dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, mbron punimin e doktoratës, me titull: “ Miti si strukturë semantike dhe strategji retorike në letërsinë shqipe mes dy luftërave botërore ”.

 

 

Mentor i kandidates dhe punimit të doktoratës është prof. asoc. dr. Anton Berishaj.

Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:

 

1. Prof. dr. Nysret Krasniqi, kryetar,

2. Prof. asoc. dr. Qibrije Demiri- Frangu, anëtare, dhe

3. Prof. dr. Dhurata Shehri, anëtare.

 

Prishtinë, 08. 11. 2023

 

 

       

                                        D E K A N A T I