Njoftim lidhur me vazhdimin e afatit për paraqitjen e kërkesave për vazhdimin e studimeve

16 Tetor 2023
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se afati i aplikimit për vazhdim të studimeve apo transferim nga programi në program do të jetë periudha kohore 17/10/2023 deri më 20/10/2023.

Ju lusim që kërkesës suaj (të cilën e merrni paraprakisht te arkivisti)  t'ia bashkëngjisni:

 

1. Certifikatën e notave dhe

2. Vërtetimin për statusin tuaj si student.

 

 

Prishtinë, më 16/10/2023