Hapet afati për aplikim për mbështetje financiare të studentëve për studentët të cilët i përkasin kategorisë së personave më aftësi të kufizuara

10 Korrik 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur thirrjen për mbështetje financiare të studentëve për studentët të cilët i përkasin kategorisë së personave më aftësi të kufizuara.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1.       Aplikimi në platformën elektronike SEMS : studenti.uni-pr.edu;

2.       Fletë aplikacioni i cili shkarkohet pas aplikimit online në SEMS;

3.       Vërtetimi për statusin e studentit, si dëshmi që ka regjistruar semestrat në vitin akademik 2022/23;

4.       Dokumenti (certifikatat) e lëshuar nga institucioni i autorizuar me të cilin vërtetohet statusi i subjektit si person me aftësi të kufizuara;

5.       Dokumentacioni dorëzohet tek shërbimi përkatës i studentëve (Fakulteti i Filologjisë).

Afati  i aplikimit: 11.7.2023 nga ora 10:00  deri më 18.7.2023  në ora 16:00.

 

 

Informata më të hollësishme rreth aplikimit  i gjeni në thirrjen e bashkëngjitur. 

Thirrje për mbështetje financiare të studentëve të Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'', të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara