Duke u bazuar në propozimet e departamenteve Këshilli i Fakultetit të Filologjisë në mbledhjen e mbajtur me datë 28/03/2023 ka miratuar listën e provimeve diferenciale të cilave do tu nënshtrohen kandidatët MA të pranuar në vitin akademik 2022/23:
Provimet diferenciale janë si në vijim:
Programi Gjuhë shqipe:
1. Fonetikë dhe fonologji e gjuhës shqipe
2. Morfologji e gjuhës shqipe
3. Sintaksë e gjuhës shqipe
4. Fonetikë historike e gjuhës shqipe
5. Sociolinguistikë
Programi Letërsi shqipe:
1. Teori e letërsisë
2. Letërsi romantike shqipe
3. Letërsi moderne shqipe
4. Letërsi botërore II
5. Prozë e sotme shqipe
Programi Gjuhë dhe letërsi gjermane:
1. Gramatikë e gjuhës gjermane,
2. Sintaksë e gjuhës gjermane,
3. Letërsia gjermane: Sturm und Drang dhe Klasika,
4. Letërsi gjermane: Ekspresionizmi deri te Rajhu i Tretë,
5. Gjuhësi e përgjithshme,
Programi Gjuhë dhe letërsi turke:
1. Fonetika e gjuhës turke,
2. Morfologji e gjuhës turke,
3. Sintaksa e gjuhës turke,
4. Folkloristike,
5. Hyrje ne letërsinë turke,
Orari për mbajtjen e provimeve diferenciale do të publikohet së bashku me orarin e provimeve për afatin e Qershorit 2023. Kandidatët të cilët do ti nënshtrohen provimeve diferenciale obligohen që paraprakisht të lajmërohen tek shërbimi master.